Rekordmani i njohur i Guinness World Records, David Rush, ka thyer një prej titujve të tij të mëparshëm duke palosur dhe hedhur një “aeroplan” prej letre në vetëm 5.12 sekonda.
Gjatë vizitës në selinë e Guinness World Records në Londër, ai arriti të thyejë rekordin e mëparshëm prej 6.15 sekondash.
Rush shprehu se aeroplani i tij mund të mos ishte estetikisht perfekt, por ishte “aeroplani më i bukur që kam bërë ndonjëherë”.
Aeroplani prej letre tani është ekspozuar në kabinetin e Guinness-it në Londër.
The post David Rush thyen rekordin botëror për hedhjen e avionit me letër në 5.12 sekonda appeared first on Klan Kosova.



