Deklarata e Rozanes për dhunën ndaj Rovenës, gazetari Shtylla e cilëson shokuese (VIDEO) 

Një deklaratë e dhënë nga Rozana Radi disa vite më parë ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, pasi këngëtarja ka pohuar se kishte goditur dhe më pas kishte droguar me hapa gjumi këngëtaren Rovena Stefa.

Videoja e kësaj deklarate është bërë virale dhe ka ngjallur debate mbi përmbajtjen e saj dhe mënyrën se si është pritur nga publiku.

Gazetari Redjon Shtylla, duke folur në emisionin “Kosova Today”në Klan Kosova,  është shprehur i habitur nga mënyra se si Radi e rrëfen ngjarjen.

“Ajo tregon një lloj agresiviteti dhe është shokuese sesi e thotë këtë histori duke qeshur, ndërkohë që publiku e duartroket një akt dhune që ajo e pranon hapur se e ka kryer, madje për të prerë flokët”,  tha Shtylla.

Ndiq detajet, në videon e mëposhtme:

 

The post Deklarata e Rozanes për dhunën ndaj Rovenës, gazetari Shtylla e cilëson shokuese (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news