Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë dyditore në Finlandë, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me liderët finlandezë. Në kuadër të vizitës, ajo ka takuar Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe deputetë të tjerë finlandezë, me të cilët ka diskutuar për avancimin e partneritetit mes dy vendeve, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Finlandës për Kosovën, duke e vlerësuar rolin e këtij shteti në avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës.
“Parlamenti i Finlandës dhe deputetët e tij kanë qenë gjithmonë ndër zërat më të fortë në mbështetje të Kosovës – në çdo hap të rrugëtimit tonë! Në Helsinki, në takim me Kryetarin e Parlamentit, Jussi Halla-aho, dhe me shumë deputetë të tjerë, shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e palëkundur dhe për rolin e tyre vendimtar në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



