Deputetja e VV-së tenton ta fajësojë opozitën për çështjen e presidentit  

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëersha Kryeziu Hyseni, ka folur para nisjes së seancës për zgjedhjen e presidentit.

Ajo sërish ka fajësuar partitë opozitare për mungesën e pjesëmarrjes në këtë seancë.

“Nuk po duan t’i ofrojnë vendit zgjidhje, por po duan që ta çojnë vendin në zgjedhje për ta pamundësuar punën e Qeverisë Kurti. Kjo tregon se opozita as nuk ka qenë e as nuk është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit. Nëse ata kanë dilema për shkelje të Kushtetutës le t’i drejtohen adresës”, ka thënë ajo. /Klankosova.tv

Latest news
Related news