Astrologia Antigona Kotorri ka ndarë parashikimet e saj për 12 shenjat e horoskopit gjatë një paraqitjeje në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.
Ajo ka theksuar se hyrja e Diellit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe të re në astrologji, duke e konsideruar këtë moment si nisjen e vitit të ri astrologjik.
Sipas saj, kjo simbolizon fillimin ku Dielli fillon udhëtimin e tij nëpër të gjitha shenjat e horoskopit.
“Dielli ka dalë në shenjën e Dashit, që i bie të jetë viti i ri astrologjik. Me datë 21 fillon viti i ri astrologjik, pra cikli i udhëtimit të diellit për 12 shenja me radhë. Kjo është ajo që ne astrologët e shohim që diçka e re po nis”, tha ajo./Klankosova.tv



