Qyteti i Pejës shënon Ditën e Dëshmorëve, megjithatë këtë përvjetor pak më ndryshe.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka bërë të ditur se për vite me radhë komuna e Pejës nuk ka qenë organizuese e këtij përvjetori, por, siç thotë ai, këtë vit është shkrirë akulli, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Dacit, Komuna e Pejës i ka shprehur gatishmëri OVL UÇK-së për të organizuar Ditën e Dëshmorëve.



