Djali i Hashim Thaçit lavdëron Memli Krasniqin: I besoj me zemër e bindje

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endriti, ka shkruar fjalë të mëdha për Memli Krasniqin, pasi ky i fundit është kandidati i vetëm për një mandat tjetër në krye të PDK-së.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Endriti thotë se Memli e ka udhëhequr PDK-në me maturi, mençuri dhe guxim.

“E ka marrë mbi supe një barrë të rëndë, në një ohë aspak të lehtë. Por në çdo sfidë, ka qëndruar drejt dhe ka dalë faqebardhë”, shkroi djali i Thaçit, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai thotë se i beson të parit të PDK-së “me zemër e me bindje”.

The post Djali i Hashim Thaçit lavdëron Memli Krasniqin: I besoj me zemër e bindje appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news