“Duhet rifilluar puna pa vonesa”, thotë Sorensen pas vizitës në pikën kufitare Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,  Peter Sorensen, ka vizituar një pikë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sorensen thotë se është mbresëlënëse të shohësh dhe të informohesh për pikat e përbashkëta të kalimit.

“Ndërsa është bërë shumë, ne duhet të rifillojmë punën e mbetur pa vonesë. Ka të bëjë me lejimin e njerëzve dhe mallrave që të lëvizin lirshëm – një gur themeli i integrimit evropian”, ka shkruar Sorensen, njofton Klankosova.tv.

Emisari i BE-së po qëndron nga dje në Kosovë. Ai u prit nga krerët e shtetit por edhe nga opozita. Tema për të cilën Sorensen foli me të gjithë, ishte kryesisht dialogu.

The post “Duhet rifilluar puna pa vonesa”, thotë Sorensen pas vizitës në pikën kufitare Kosovë-Serbi appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news