Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Pejë, ku si pasojë e aksidenteve kanë mbetur të lënduar tre persona, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 ndërmjet dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.
“Në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete, me ç’rast janë lënduar dy persona”, tha Hoxha.
Tutje, theksoi se aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 22:25, mes katër veturave, ku ka mbetur i lënduar një person.
“Katër automjete ishin të përfshira, një person i lënduar. Në dyja rastet është përgjigjur Njësia për Kontroll në Autostradë. Policia është marrë me këto raste të aksidenteve dhe hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces nga njësitet kompetente policore”, u deklarua Hoxha.






! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



