Portieri i FC Lugano, Amir Saipi, dhe mbrojtësi i FC Sion, Kreshnik Hajrizi, janë përzgjedhur ndër më të mirët e kampionatit falë paraqitjeve stabile gjatë gjithë sezonit.
Saipi u vlerësua me notën e lartë 7.73, duke qenë një nga portierët më të dalluar në elitën zvicerane, ndërsa Hajrizi mori notën 7.19 për kontributin e tij në repartin defensiv të Sionit.
Përfshirja e dy futbollistëve kosovarë në formacionin e sezonit konsiderohet një tjetër dëshmi e rritjes së vazhdueshme të lojtarëve nga Kosova në arenën ndërkombëtare.


