Dygolëshi i Alvarezit vendos derbin me Leverkusenin në favor të Atleticos

Julian Alvarez e ka shpëtuar edhe njëherë Atletico Madridin.

Argjentinasi ia siguroi fitoren 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit në derbin e javës së shtatë në Ligën e Kampionëve.

Pablo Barrios i komplikoi gjërat në minutën e 23-të kur u ndëshkua me karton të kuq për vendësit.

Piero Hincapie shënoi për mysafirët për 0:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Mirëpo, në pjesën e dytë në skenë doli Julian Alvarez i cili fillimisht barazoi në 1:1 në të 52-tën.

Në minutën e 76-të, Hincapie mori të dytin të verdhë dhe forcat numerike në fushë u balancuan.

Këtë e shfrytëzoi më së miri klubi madrilen që shënoi falë Alvarezit, sërish, këtë herë në fund të takimit.

The post Dygolëshi i Alvarezit vendos derbin me Leverkusenin në favor të Atleticos appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news