E fundit: Sesko nënshkruan për pesë vjet me Djajtë e Kuq

Benjamin Sesko ka firmosur zyrtarisht kontratën pesëvjeçare me Manchester United.

Sulmuesi slloven ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe tashmë është lojtar i “Djajve të Kuq”.

Marrëveshja mes United dhe RB Leipzig kap vlerën prej 85 milionë eurosh.

Sesko shihet si një përforcim kyç për gjigantin anglez për sezonin e ri në Premier League, pasi këta të fundit kërkon dëshpërimisht një qendërsulmues.

The post E fundit: Sesko nënshkruan për pesë vjet me Djajtë e Kuq appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news