E nokautoi kundërshtarin turk, Morina flet për fitoren në garën ndërkombëtare (VIDEO)

Boksieri Rexhep Morina, në studion e Klan Kosovës foli rreth triumfit në garën e fundit ndërkombëtare.

Morina tha se përballë kundërshtarit të tij ka boksuar mençur.

“E kam parë që është duke bërë gabim. Kam qenë shumë i përgatitur”, deklaroi Morina”.

“Në rundin e katërt, 6 runde i kemi pasur por në rundin e 4-të për fat të keq u dorëzua. Nuk mundi më… goditjet”, shtoi ai.

Boksieri kosovar u shpreh se përgatitjet i zhvillon në bazë të kundërshtarëve.

“Ka qenë jo vetëm kërkesë, por e kam pasur edhe si obligim të fitojë në vendin tim. Normalisht, ka qenë pak presion. Por, unë kur hy në ring nuk mendoj më”, theksoi Morina në Klan Kosova.

Latest news
Related news