E reja nga Prizreni tenton t’i japë fund jetës – konsumon sasi të barnave, dërgohet me urgjencë në spitalSinjali

Një rast i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua e re ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke konsumuar barna të fuqishme qetësuese, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetë Sinjali, sot në mëngjes, një 28-vjeçare me inicialet E.H. është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme të medikamentit Lexilium, me qëllim për t’i dhënë fund jetës.

Rasti është denoncuar nga babai i saj, A.H., i cili ka njoftuar autoritetet se vajza kishte marrë barnat për arsye ende të panjohura.

Patrulla policore ka ndërhyrë menjëherë dhe sipas ekipit mjekësor, gjendja e të resë është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Ajo po vazhdon trajtimin mjekësor në spital.

Lidhur me rastin janë angazhuar hetuesit policorë dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejme.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news