Lionel Messi po vazhdon të jetë lideri i Argjentinës në Kupën e Botës, ndërsa në moshën 39-vjeçare synon ta udhëheqë kombëtaren drejt mbrojtjes së titullit botëror.
Sipas një analize të BBC Sport, sekreti i suksesit të Messit nuk qëndron më te shpejtësia apo driblimet e vazhdueshme, por te mënyra se si ai e ka përshtatur lojën.
Statistikat tregojnë se ai ecën në gati 47 për qind të kohës gjatë ndeshjeve, përshkon mesatarisht vetëm 8.2 kilometra për 90 minuta dhe realizon më pak sprinte se në Botërorin e kaluar, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, ai vazhdon të krijojë më shumë raste dhe të ndikojë në lojë se pothuajse çdo futbollist tjetër.
Edhe pse vrapon më pak se më parë, ai vazhdon të jetë vendimtar me gola, asistime dhe krijimin e rasteve për bashkëlojtarët.
Analiza rikujton se Messi ka ndryshuar disa herë rolin gjatë karrierës, nga sulmues krahu te “9-shja e rreme” dhe më pas organizator i lojës, duke mbetur gjithmonë në elitën e futbollit.
Argjentina do të përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ndërsa sytë e tifozëve do të jenë sërish te kapiteni argjentinas, i cili synon një tjetër finale historike.



