Ederson nuk e vazhdon kontratën me Atalantan, Man United në sulm për brazilianin

Mesfushori brazilian Ederson nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën me Atalantën, edhe pse marrëveshja aktuale i skadon në verën e vitit 2027.

Sipas raportimeve nga Italia dhe Anglia, lojtari tashmë ka vendosur të largohet nga Bergamo gjatë afatit veror, transmeton Klankosova.tv.

Atletico Madrid kishte arritur marrëveshje verbale me futbollistin, por klubi spanjoll është tërhequr nga gara pasi Atalanta kërkon rreth 45 milionë euro për kartonin e tij. Kjo shifër konsiderohet shumë e lartë nga drejtuesit madrilenë, të cilët po shqyrtojnë alternativa më të lira për mesfushën.

Situatën po tenton ta shfrytëzojë Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë intensifikuar kontaktet për brazilianin dhe raportimet e fundit tregojnë se anglezët janë gati të bëjnë kundërsulm për transferimin e tij. Madje, disa medie raportojnë se United ka avancuar në bisedime dhe po shihet tashmë si favorit për firmën e Edersonit.

Latest news
Related news