Egli reagon për herë të parë në rrjete sociale pas daljes nga Big Brother: Faleminderit nga zemra publiku im, ëndrra vazhdon

Egli Tako është shpallur finalistja e katërt e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Megjithatë, ajo pati një Big Brother me përplot dinamika, drama e gjëra të bukura.

Ish-banorja ka reaguar për herë të parë me një postim në rrjete sociale, ku falënderon të gjithë për mbështetjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, ka falënderuar edhe producenten e këtij reality shou për mundësinë e dhënë, Sara Hoxhën.


Festa pas Big Brother - Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Lexo po ashtu
Festa pas Big Brother – Sara Hoxha publikon fotografi krah Gjestit e Eglit

Më poshtë ndiqni postimin e plotë të Eglit:

“Çdo fund është një fillim i ri. Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin nuk do ta harroj kurrë.

Faleminderit nga zemra publiku im për gjithë dashurinë & mbështetjen e pakushtëzuar që ma keni dhënë, e vazhdoni ma jepni çdo sekondë.

Jeni bekim ju dua shumë secilin prej jush

Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashninë që ma keni dhuruar.

Ëndrra vazhdon.

E juaja Egli”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Egli reagon për herë të parë në rrjete sociale pas daljes nga Big Brother: Faleminderit nga zemra publiku im, ëndrra vazhdon appeared first on Telegrafi.

Latest news
Related news