Ekaterina Tarpomanova, mysafire e programit të ligjëratave “Leksione albanologjike”

Në kuadër të programit të ligjëratave dhe takimeve shkencore “Leksione albanologjike”, sot nga ora 14:00, mbahet ligjërata me titull “Teoria e gramatikalizimit: dy shembuj nga gjuhët ballkanike” e albanologes së njohur bullgare, Ekaterina Tarpomanova.

Tarpomanova është profesoreshë dhe ligjëruese e rregullt në Universitetin “St. Climent Ohridski” të Sofjes, Bullgari.

Drejtuese e këtij aktiviteti shkencor do të jetë Dr. Afërdita Abdullahi – Dërmaku, ndërsa me një fjalë përshëndetëse do të paraqitet shefi i Degës së Gjuhësisë-IAP, Dr. Abdurrahim Maxhuni.

Ligjërata e albanologes bullgare do të mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik, përkatësisht në sallën e katit të tij të epërm./Klankosova.tv

The post Ekaterina Tarpomanova, mysafire e programit të ligjëratave “Leksione albanologjike” appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news