Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot, më 19 prill, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një konflikt në trafik ka përfunduar me dhunë fizike dhe lëndime të rënda trupore.
Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Vullnet Mustafa, rreth 27-vjeçar, i cili sipas hetimeve të para, ka reaguar në mënyrë të dhunshme ndaj Samuel Brosk, rreth 65-vjeç, duke e goditur me qëllim me motoçikletën e tij të tipit ‘ZNEN’, për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Me të marrë vesh rastin, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin, 27-vjeçar, kurse viktima është dërguar në emergjencë për trajtim emergjent.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave policore është dërguar në mbajtje, ndërkohë me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Ky incident ngre shqetësim për sigurinë në rrugët e kryeqytetit, sidomos kur përplasjet në trafik kalojnë në akte të qëllimshme dhune.
Gazeta Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me këtë rast.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



