Ekskluzive: Thyen autolarjen në Veternik, grabisin paratë dhe përfundojnë në pranga – dy të rinjtë kapen pas hetimeve

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet e armatosura, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri për bizneset. Bizneset e ndryshme në Kosovë janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë vjedhjeje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 marsit 2025, në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një autolarje vetëshërbyese është thyer.

Siç mëson Sinjali, viktima, rreth 55-vjeçar, ka konstatuar se kutia ku grumbulloheshin pagesat ishte dëmtuar, duke pësuar një dëm prej 200 eurosh dhe një humbje direkte prej 140 eurosh.

Me të marrë vesh rastin, Policia ka ndërmarrë menjëherë veprimet hetimore, kështu dike siguruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve në zonë, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve, ku njëri nga ta ishte një 19 vjeçar, kurse një tjetër i mitur, rreth 17 vjeçar.

Të dy janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit në prani të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë. Ata janë transferuar në qendrën e mbajtjes në Skenderaj.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në vazhdim.

Gazeta Sinjali do të sjellë zhvillimet më të fundit nga ky rast.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Thyen autolarjen në Veternik, grabisin paratë dhe përfundojnë në pranga – dy të rinjtë kapen pas hetimeve appeared first on Sinjali.

Latest news
Related news