Elezaj: Klina ka qenë dhe mbetet bastion i AAK-së

Zenun Elezaj, kryetari Komunës së Klinës, ka thënë se qytetin të cilin e drejton ai çdo herë do të mbetet bastion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një tubim me qytetarë, ai sot theksoi se me planprogramin e koalicionit Kosova Fituese kanë për qëllim që vendin ta zhvillojnë sa më shumë.

“Po takohemi sot në Klinë, në jehonë në e Dukagjinit, që sot po jep jehonë të madhe fitores së Aleancës. Klina është dhe do të mbetet bastion i palëkundur i Ramush Haradinajt dhe AAK-së.  Jemi këtu për ta shpalosur programin para jush, jo vetëm për ta mposhtur një subjekt politik, por për të ofruar një program që kalon ambiciet e një subjekti politik që në synim e mision e ka interesin shtetëror, kombëtar  e qytetar, diçka që Kosovës i ka munguar në katër vitet e fundit”, ka thënë Elezaj.

Elezaj ka theksuar se Qeveria Kurti nuk i ka përmbushur premtimet në politikën e brendshme, por se edhe e ka izoluar vendin karshi politikës së jashtme.

“Qeverisja në ikje ka dëmtuar marrëdhëniet e tona me aleatët strategjikë, ka pezulluar projekte të mëdha, dhe ka sjellë Kosovën në një situatë të  pasigurt. Raportet tona me ShBA-në dhe BE-në janë ftohur, projektet milionëshe janë bllokuar dhe diplomacia e Kosovës është në pikën më të ulët, një shtet i izoluar nuk mund të zhvillohet. Në politikën e brendhsme kjo qeveri nuk ka mbajtur asnjë premtim”, ka thënë Elezaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

Latest news
Related news