Elezi: LVV-ja ka anëtarë që janë dënuar për terrorizëm islamik (VIDEO)

Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, ka deklaruar se disa anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë dënuar për veprime të lidhura me terrorizmin islamik.

Sipas Elezit, disa individë nga subjekti politik në pushtet kanë qenë pjesëmarrës në luftën e Sirisë dhe janë dënuar për aktet e terrorizmit, njofton Klankosova.tv.

Ai theksoi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, se familjarët e këtyre individëve kanë marrë pjesë në tubime politike bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

“Subjektet politike në Kosovë, në këtë rast subjekti në pushtet, ka anëtarë të saj që janë dënuar për veprën e terrorizmit në Kosovë, kanë qenë pjesëmarrës në luftën e Sirisë dhe më pas janë dënuar, dhe familjarët e tyre kanë marrë pjesë në tubime bashkë me Albin Kurtin”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv.

Për deklaratat e plota, ndiqeni videon në vijim:

The post Elezi: LVV-ja ka anëtarë që janë dënuar për terrorizëm islamik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news