Talenti me prejardhje shqiptare, Erblin Osmani, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Bayern Munichun.
Mesfushori 17-vjeçar ka lidhur marrëveshje me gjigantin bavarez deri në verën e vitit 2029.
Osmani konsiderohet si një nga talentet më premtues të akademisë së Bayernit. Ai është pjesë e klubit që nga viti 2017 dhe sezonin e kaluar debutoi edhe me ekipin e parë në Bundesliga nën drejtimin e Vincent Kompany.
Në sezonin e ri, mesfushori defensiv pritet të jetë pjesë e ekipit U19, por gjithashtu do të stërvitet rregullisht me skuadrën e parë.
Bayern Munich e sheh Osmanin si një projekt të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.



