Një nga katër trupat e kthyer nga Gaza në Izrael të enjten nuk është pengu Shiri Bibas, siç pretendohet nga Hamasi, tha ushtria izraelite.
Lajmi se Shiri Bibas, 32 vjeç, dhe dy djemtë e saj, Ariel dhe Kfir, të cilët tani do të ishin pesë dhe dy vjeç, kishin vdekur, shkaktoi pikëllim në Izrael, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë informuar familjen Bibas se trupat e djemve të saj janë identifikuar pasi eshtrat e tyre iu dorëzuan Izraelit nga Hamasi të enjten.
Por trupi i tretë nuk ishte i nënës së tyre, thotë IDF.
Hamasi nuk ka komentuar ende pretendimin e Izraelit.
The post Eshtrat e një pengu nuk përputhen, thotë ushtria izraelite appeared first on Klan Kosova.



