Trajneri portugez Jose Mourinho është shumë pranë rikthimit te Real Madridi.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, është arritur marreveshje për të gjitha kushtet mes Mourinhos dhe klubit spanjoll, ndërsa tashmë pritet vetëm nënshkrimi i dokumenteve zyrtare.
BREAKING: José Mourinho back to Real Madrid, HERE WE GO!
All terms have been verbally agreed between José Mourinho and Real Madrid, waiting to sign all documents.
Plan for initial two year deal, JM to travel to Madrid after Real-Bilbao game.
The Special One is back. pic.twitter.com/K267WgiqjC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 18, 2026
Raportohet se palët kanë rënë dakord për një kontratë fillestare dyvjeçare, me Mourinhon që pritet të udhëtojë drejt Madridit pas ndeshjes mes Real Madridit dhe Athletic Bilbaos, tranmseton Klankosova.tv.
Rikthimi i “The Special One” te gjiganti spanjoll po konsiderohet si një nga lëvizjet më të bujshme të verës në futbollin europian.
Mourinho më parë kishte drejtuar Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013, periudhë gjatë së cilës fitoi La Liga-n, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.



BREAKING: José Mourinho back to Real Madrid, HERE WE GO! 

