Fanella e re e Interit me dy shenjat e trofeve

Inter ka prezantuar fanellën e re për edicionin 2026/27, e cila vjen me dy simbolet më të rëndësishme të futbollit italian, llogon e Scudettos dhe atë të Coppa Italia.

Pas triumfit në Serie A dhe fitimit të Kupës së Italisë, zikaltërit do të mbajnë në gjoks shenjën e kampionit dhe në fanellë stemën e fituesit të kupës, duke e bërë uniformën e re një simbol të dominimit vendas, transmeton Klan Kosova.

Dizajni i fanellës ruan ngjyrat tradicionale zikaltër, ndërsa detajet e arta i japin një pamje më elegante dhe festive për sezonin e ri.

Latest news
Related news