Ferizaj: Mbi 380 gjoba brenda një jave, policia konfiskon 35 automjete dhe motoçikleta

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka intensifikuar kontrollet në komunikacionin rrugor, duke ndërmarrë masa ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Sipas të dhënave të policisë, në periudhën 15-21 qershor janë shqiptuar gjithsej 389 gjoba për kundërvajtje të ndryshme që cenojnë sigurinë në rrugë. Prej tyre, 331 gjoba janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa 58 për përdorim të telefonit mobil gjatë ngasjes së automjetit, transmeton Klankosova.tv.

Përveç gjobave, policia ka ndërmarrë edhe masa më të ashpra ndaj shkelësve të rregullave të trafikut. Si rezultat i kundërvajtjeve të rënda, janë konfiskuar 10 automjete si dhe 25 skuterë dhe motoçikleta.

Latest news
Related news