Qyteti i Parisit po bëhet gati për një festë madhështore në rast se PSG shpallet kampione e Evropës të shtunën.
Sipas mediave franceze, lojtarët e Luis Enrique pritet të festojnë titullin të dielën poshtë Kullës Eiffel, në një atmosferë spektakolare me mijëra tifozë parisienë.
Megjithatë, organizimi i festimeve do të varet nga mbarëvajtja e natës së së shtunës në rrugët e kryeqytetit francez, ku autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur incidentet.
Ashtu si vitin e kaluar, pas festës pranë simbolit të Parisit, futbollistët e PSG-së pritet të zhvendosen në Parun e Princave, ku do të festojnë së bashku me tifozët e tyre.
Gjithashtu, raportimet bëjnë të ditur se gjatë ditës nuk përjashtohet as një pritje zyrtare në Pallatin Élysée nga presidenti francez Emmanuel Macron.



