Finalja e Kupës së Kosovës, Zeqiri komenton rastet diskutabile: Për mua ishte penallti (VIDEO)

Dukagjini ka fituar për herë të parë në histori të klubit Kupën e Kosovës pasi në finale arriti ta mposht Ferizajn me rezultat 1-2.

Arben Zeqiri i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova dha detaje lidhur me ndeshjen duke potencuar disa raste diskutabile për penallti për skuadrën e Ferizajt, raporton KlanKosova.tv.

“Sinqerisht them se është për keqardhje qysh ato dy penallti s’janë bë. Sidomos e para ndaj Haxhimusës që ka pasur kontakt, krejt kushtet kanë qenë për penallti. Gjyqtari është figura kryesore e ndeshjes dhe ai e jep verdiktin kah të shkoi ndeshja, pavarësisht presionit jashtë apo brenda, ai duhet ta dijë më mirë pse nuk e ka dhënë penallti, ndoshta ashtu e ka vlerësu, ndoshta VAR i ka thënë, unë e di që pas rishikimit në VAR prapë nuk e mori vendimin. Për mua ishte penallti si një ish-futbollist”, tha Zeqiri.

Latest news
Related news