Raporti Botëror i Lumturisë e ka renditur Finlandën si vendin më të lumtur në botë për të tetin vit radhazi, duke lënë SHBA-në dhe Britanisë e Madhe shumë prapa.
John F. Helliwell, një ekonomist në Universitetin e Kolumbisë Britanike tha se të dhënat e eksperimentit të portofolit treguan se “njerëzit janë shumë më të lumtur duke jetuar aty ku mendojnë se njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin”.
Raporti i 13-të vjetor i Lumturisë Botërore, i publikuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë të OKB-së, rendit vendet më të lumtura në botë duke u kërkuar njerëzve të vlerësojnë jetën e tyre.
Finlanda përsëri zuri vendin e parë me një rezultat mesatar prej 7.736 nga 10, ndërsa Kosta Rika dhe Meksika kanë hyrë në top 10 për herë të parë, transmeton Klankosova.tv.
Si Britania e Madhe ashtu edhe SHBA-ja zbritën në listë në vendin e 23-të dhe 24-të respektivisht – pozicioni më i ulët ndonjëherë për këtë të fundit.
Studimi, i publikuar nga Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Universitetin e Oksfordit, u kërkoi njerëzve të vlerësojnë jetën e tyre në një shkallë nga 0-10 – zero është jeta më e keqe e mundshme dhe 10 jeta më e mirë e mundshme.
Renditja e vendeve bazohet në një mesatare trevjeçare të atyre pikëve. Top 10 janë:
Finlanda
Danimarka
Islanda
Suedia
Holanda
Kosta Rika
Norvegjia
Izraeli
Luksemburgu
Meksikë
The post Finlanda shpallet vendi më i lumtur për të tetin vit radhazi appeared first on Klan Kosova.



