Ish-deputeti, Fisnik Ismaili ka thënë se ka besuar në UÇK-në, por është zhgënjyer pas luftës me individë brenda UÇK-së.
Në “DPT te Fidani”, ai tha se UÇK-ja si entitet është më i çiltri në histori të Kosovës.
“Më ka ndiku në klienta në biznes temin, fakti që përfundojsha në arreste shtëpiake, në burg e në krejt këto aktivitetet. Na jem njerëz që i kena jetat tona. Unë iu kam bashkëngjit një grupi që i kam besu, në UÇK kam besu, pas lufte ka pasë momente UÇK –ja më ka dëshpëru shumë, por jo UÇK si entitet por individë brenda UÇK-së, e qata individa masandej e kanë dëmtu reputacionin e UÇK-së”, tha Ismaili.
Tutje, ai shtoi se sot ka shumë ish-pjesëtarë të UÇK-së që sot jetojnë në kushte të mjerueshme sepse nuk kanë dashtë me keqpërdor luftën dhe me përdor si mjet për të përfituar.
The post Fisnik Ismaili: Unë kam besu në UÇK (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



