Në kuadër të festës së Kurban Bajramit, hoxha Kujtim Hyseni ka falur namazin e Bajramit në Xhaminë e fshatit Bellopojë në Podujevë, i veshur me veshje kombëtare.
Për emisionin “Ora 7”, ai ka folur për simbolikën e veshjes tradicionale dhe rëndësinë e ruajtjes së kulturës shqiptare gjatë festave fetare.
“Unë jam veshur ashtu siç ndihem. Njëra prej qëllimeve kryesore në këtë festë të Bajramit është të përfaqësojmë kulturën tonë, ndërsa besimi ynë është besim i yni”, tha ai.
Duke iu referuar edhe simbolikës së festës dhe lirisë, Kujtim përmendi edhe kontributin e UÇK, duke thënë se liria, sipas tij, lidhet me njerëzit që qëndrojnë pas kësaj organizate.
“Sa i përket emblemës së UÇK-së, unë me këtë veshje kam pasur rastin në një ditë festive në një shtet sovran dhe demokratik, dhe këtë liri e kanë sjellë këta burra që qëndrojnë mbrapa këtyre tri shkronjave të arta UÇK”, tha Hyseni.
Ndiqni deklarimin e plotë:



