“Forca” e Vushtrrisë e dërgojnë trofeun të varri i Erjon Morinës: Misioni u krye, Erjon, pusho i qetë

Vushtrria ka kurorëzuar me sukses rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi siguroi inkuadrimin në Superligë dhe njëkohësisht fitoi titullin kampion në Ligën e Parë.

Skuadra vushtrriase triumfoi me rezultat 1-3 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, fitore që vulosi sezonin fantastik të klubit dhe rikthimin në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Megjithatë, momentet më emocionale erdhën disa ditë pas festës së titullit.

Pjesëtarët e grupit të tifozëve “Forca” vizituan varrin e ish-futbollistit të Vushtrrisë, Erjon Morina, duke marrë me vete edhe trofeun e kampionit.

Me këtë veprim prekës, tifozët deshën të nderojnë kujtimin e ish-lojtarit, i cili vazhdon të mbetet i paharruar për klubin dhe qytetin.

“Misioni u krye, Erjon! Pusho i qetë”, shkruhej në postimin e grupit “Forca” në rrjetet sociale, një mesazh që preku zemrat e shumë tifozëve dhe sportdashësve në Kosovë.

 

Latest news
Related news