Furtunë në Graçanicë: Rrëzohet shtylla elektrike, vështirësohet qarkullimi

Një shtyllë elektrike është rrëzuar sot në fshatin Gushtericë të Komunës së Graçanicës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e rrëzimit të shtyllës, dhe bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, automjetet po detyrohen të dalin jashtë rrugës për të qarkulluar.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme territori i Kosovës u pushtua nga moti i lig, ndërsa dyshohet se rrëzimi i shtyllës erdhi si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta.

Latest news
Related news