Arsenali po përgatit ndryshime në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm, ndërsa një nga emrat që mund të largohet është Gabriel Jesus.
Sulmuesi brazilian nuk ka pasur shumë hapësira gjatë sezonit të fundit, duke luajtur rreth 900 minuta dhe duke shënuar 6 gola në 27 ndeshje.
Klubi londinez tashmë e ka vendosur në treg për një shumë rreth 23–28 milionë euro.
Sipas raportimeve në mediat britanike, Evertoni është klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe mund të përmbushë kërkesat e Arsenalit, por pengesë mbetet paga e lartë e lojtarit.
E ardhmja e Gabriel Jesús pritet të vendoset gjatë kësaj vere, ndërsa largimi i tij do t’i hapte rrugë përforcimeve të reja në sulmin e “Topçinjve”./Klankosova



