Genc Nuza do ta ndajë drejtësinë në finalen Ferizaj-Dukagjini

Nesër mbrëma, stadiumi Stadiumi Fadil Vokrri do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit në futbollin kosovar. Finalja e Kupës së Kosovës mes FC Ferizaj dhe KF Dukagjini zhvillohet nga ora 20:00, në një duel që pritet të sjellë emocione dhe atmosferë të zjarrtë në kryeqytet.

Federata ka besuar drejtësinë e kësaj përballjeje të madhe gjyqtarit kosovar Genc Nuza.

Asistentë të tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Bardh Ajeti.

Në dhomën e VAR-it do të jenë Burim Jahmurataj dhe Besnik Morina.

Latest news
Related news