Tifozët e Vëllaznimit të Gjakovës, kanë shfrytëzuar kreativitetin e provokimit gjatë ndeshjes ndaj Vushtrrisë, ndeshje kjo e cila e përcaktoi fituesin e Ligës së Parë si dhe inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Klankosova.tv.
“Kuqezinjtë e Jakovës” kishin vendosur afër fushës një gjygym në formë provokimit për klubin e Vushtrrisë, vend i cili njihet që pi shumë “çaj rusi”, mirëpo në fund, “gjygymin” e vërtetë e fituan vushtrriasit, duke arritur të fitojnë trofeun e Ligës së Parë si dhe duke siguruar inkuadrimin në Superligë në sezonin e ardhshëm. /Klankosova.tv



