FC Drita ka pranuar zyrtarisht sot trofeun e kampionit të Superligës së Kosovës, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit kosovar.
Ceremonia e dorëzimit të trofeut u zhvillua pas përfundimit të derbit lokal ndaj SC Gjilani, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 2-0 në favor të “Skifterave”, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, pavarësisht humbjes në sfidën e fundit të sezonit, festa në fund i takoi “Intelektualëve”, të cilët tashmë kishin siguruar matematikisht titullin kampion.
Ndërsa festa me “Intelektualët” filloj në ora 20:00 ku u prezantuar trofeu si dhe para tyre dolën kampionët e Superligës.
FC Drita e përfundoi kampionatin me 66 pikë të grumbulluara pas 35 ndeshjeve të zhvilluara, duke treguar stabilitet dhe formë të lartë gjatë gjithë edicionit.



