Megjithëse, ende nuk janë përfunduar krejt zyrat, përfaqësues institucionalë kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Gjykatës Administrative.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish-ministrja e Drejtësisë, tash ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, si dhe pasardhësja e saj në këtë dikaster, Donika Gërvalla.
Me Gërvallën foli kryetari i gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, i cili ditë më parë e akuzoi ministren për ndërhyrje në sistem.
Pas bisedave, folësit treguan që gjykata më e re në vend, me staf prej 80 persona, do të trajtojë ndër të tjerash marrëdhëniet e punës.
Për themelimin e këtij institucioni ky falenderoi ish-kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ashtu siç bëri edhe kolegu i tij nga Supremja, i cili kërkoi që ky institucion të ruhet nga ndikimi politik.
Këtij iu kundërpërgjigjen menjëherë nga politika. Gervalla, lavdin për projektin ia la paraardheses se saj, derisa kjo e fundit kërkoi punë.
Nga Bashkimi Evropian që përkrahën themelimin e këtij institucioni, kërkuan që ky organ gjyqesor mos të ngarkohet shumë me raste, të paktën vitin e parë.



