Inter Miami ka shënuar fitore ndaj Portland Timbers në ligën amerikane, MLS.
Lojtari i ndeshjes ishte një dhe i vetmi, Lionel Messi, i cili arriti të shënojë gol dhe duke krijuar një asistim.
Goli erdhi në minutën e 31-të të ndeshjes, duke e bërë rezultatin në 1-0 në favor të Inter Miami, transmeton Klankosova.tv
Ndërsa në minutën e 42-të, argjentinasi arriti të asistoi për German Berterame dhe duke e bërë rezultat 2-0.
Lionel Messi aktualisht ka 12 gola dhe 5 asistime në këtë sezon në ligën amerikane, ndërsa duket që është në formë të jashtëzakonshme dhe është gati për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Kujtojmë që ylli argjentinas kishte arritur të fitoj kupën e Botës në vitin 2022 që ishte zhvilluar në Katar.



