Orët e para të mëngjesit të sotëm kanë qenë të tensionuara në parkingun e Grand Store në Veternik, ku një përleshje fizike mes disa personave ka përfunduar me një grua të lënduar dhe dy burra në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të besueshme të Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 04:00, një mosmarrëveshje mes disa personave ka eskaluar në rrahje brutale në parkingun e qendrës tregtare. Viktimë e këtij incidenti ka mbetur një grua, e cila është sulmuar nga dy burra.
Bëhet fjalë për B. K, rreth 37 vjeçar dhe E. M, rreth 42 vjeçar, të cilët dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht V. A. 40 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore që kërkuan intervenim të menjëhershëm mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite policore, të cilët kanë shoqëruar në stacionin policor përveç të dyshuarve, edhe disa dëshmitarë që kishin qenë prezent gjatë incidentit.
Pas trajtimit mjekësor të viktimës dhe intervistimit të palëve, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e dy të dyshuarve për 48 orë.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe mbetet në hetim nga njësitë përkatëse policore.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



