Këngëtarja e njohur Gresa Behluli ishte e ftuara e radhës në “Weekend” në Klan Kosova, ku ndau shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Ajo shprehu shqetësimin për pyetjet e njëjta që i bëhen në çdo intervistë, duke theksuar se për më shumë se 20 vite në skenë, pyetjet janë gjithmonë të ngjashme, gjë që e bën të vështirë të ndiejë inspirim.
“Nuk më pëlqen që m’i bëjnë pyetjet e njëjta në çdo intervistë. Që 20 vite pjesë e skenës dhe pyetjet janë të njëjtat. Andaj s’ke as inspirim sepse i ke përgjigjet e njëjta.
“Nganjëherë është kogja presion kjo pritshmëria, duke qenë emri i nënës, familja e të gjitha. Është e lodhshme sepse gjithmonë krahasohesh. Jam munduar me punë dhe ndershmëri, sipas mënyrës sime, jam mundu me sjell versionin më të mirë të vetës. Nuk jam nis me fitu prej kësaj pune, më shumë e kam si pasion. Muzika sot është industri, dhe varet qysh e menaxhon karrierën”, tha Behluli.
Sa i përket dasmave, Gresa shpjegoi se “merret me shumë përgjegjësi”, duke treguar se për të, çdo angazhim është i rëndësishëm dhe kërkon përkushtim të plotë.



