Përdoruesit tashmë mund të aksesojnë modelin më të avancuar të xAI, Grok 3, edhe nëse nuk paguajnë për një abonim në X. Grok 3 është i disponueshëm pa pagesë për një periudhë kohore të shkurtër.
Por kompania nuk shpjegoi se për sa kohë bëhet fjalë. Kur shkoni në Grok në X ose në ueb dhe kur hapni aplikacionin e dedikuar, do të shikoni opsionet “Think” dhe “DeepSearch” të cilët janë të disponueshëm vetëm me familjen më të fundit LLM të xAI.
Thjeshtë siguroni që keni zgjedhur Grok 3 në vend të Grok 2 në ndërfaqen e chatbotit. Nëse po paguani për X Premium+, i cili tashmë kushton 40 dollarë në muaj, ose për SuperGrok me 30 dollarë në muaj, do të keni qasje në veçoritë më të fundit Grok 3.
Kompania lançoi familjen e saj të modeleve Grok 3 disa ditë më parë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku Musk e përshkroi atë si “një renditje të madhësisë më të aftë se Grok 2”.
/PCWorld Albanian



