Guardiola bëhet ambasador global i City Football Group

Trajneri legjendar Pep Guardiola do ta vazhdojë lidhjen me Manchester City edhe pas largimit nga posti i trajnerit. Klubi anglez ka konfirmuar se Guardiola do të marrë rolin e “Global Ambassador” për City Football Group.

Sipas njoftimit zyrtar, spanjolli do të japë këshilla teknike për klubet që janë pjesë e grupit, si dhe do të punojë në projekte dhe bashkëpunime të ndryshme sportive.

Guardiola largohet nga stoli i Cityt pas 10 viteve historike, ku fitoi 20 trofe dhe u bë trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit. Ai deklaroi se ka ardhur momenti për një pushim nga puna e trajnerit, por jo nga familja e City Football Group.

Latest news
Related news