Hajvalia në hall me ujërat e zeza, tash e 25 vite (VIDEO)  

Banorët e lagjes Hajvali në Prishtinë vazhdojnë të përballen me problemin e ujërave të zeza, një shqetësim që, sipas tyre, po zvarritet prej më shumë se dy dekadash.

Fadil Mustafa, banor i lagjes, thotë se situata bëhet edhe më e rëndë gjatë reshjeve të mëdha, njofton Klankosova.tv.

“Kur bie shi i madh, na hyn uji krejt brenda. Kemi telashe tash e 25 vite”, u shpreh ai, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Sipas tij, komuna nuk ka ndërmarrë masa për zgjidhjen e këtij problemi, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme.

Madje, ai ka tentuar ta rregullojë  vetë situatën, por janë penguar nga autoritetet.

“Kam dashur ta rregullojë vetë, por na kanë thënë se kur të na duhet, do ta heqim”, tha Mustafa.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:

The post Hajvalia në hall me ujërat e zeza, tash e 25 vite (VIDEO)   appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news