Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik – do ta bëjmë edhe më atraktiv me investime

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka qenë në Dragash, duke thënë se është një destinacion i mrekullueshëm turistik.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se Dragashin do ta bëjnë edhe më atraktiv siç tha ai, me investimet e qeverisë së tij.

“Në Dragashin e bukur. Në Dragashin e njerëzve punëtorë. Një destinacion i mrekullueshëm turistik, të cilin do ta bëjmë edhe më atraktiv me investimet e qeverisë sime”.

“E ardhmja është në duart tona! Fitorja është në duart tona! Ne do të vendosim vetë për fatin tonë! 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë”, ka shkruar Hamza.

The post Hamza në Dragash: Destinacion i mrekullueshëm turistik – do ta bëjmë edhe më atraktiv me investime appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news