Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është shprehur se çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë.
Ai u shpreh se nuk do të ketë vajzë apo djalë që s’do t’i realizojë ëndrrat për shkak të kufizimit financiar, përcjell Klankosova.tv.
“Ne e kemi prioritet tepër të lartë arsimin, arsim për të ardhmen. Unë kryeministër, iu siguroj dhe ju garantoj që vajzë apo djalë që nuk ka me mujt me i realizu ëndrrat e saj apo të tij, për shkak të kufizimit financiar, nuk ka me pasë në Kosovë”.
“Për mua, çdo para që jepet për arsim, është investimi më i duhur, nuk është shpenzim, është investimi më i duhuri. Starti është 25 milionë Fond Shtetëror për bursa çdo vit”, është shprehur Hamza.
The post Hamza: S’do të ketë vajzë apo djalë që s’do t’i realizojë ëndrrat për shkak të kufizimit financiar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



