Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, përmes një videomesazhi nga Capitol Hill, ka thënë se beson në Administratën Trump.
Haradinaj tha se beson se Kosova do ta zë hapin me administratën e re, në qëllimin që të ndodhë anëtarësimi direkt në NATO.
“Këtu pra u dha betimi i presidentit të Amerikës dhe u shpallën objektivat për këto katër vjet. Besoj se Kosova do ta zë hapin me këtë administratë në qëllimin e vet që të ndodhë anëtarësimi direkt në NATO”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Ai mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>



