Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA Ramush Haradinaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës tha se gjendja është më e rrezikshme sesa që e ndjejnë njerëzit.
“Detyra jonë është që ta sqarojmë dhe atë po e bëjmë çdo ditë dhe për fat të mirë ne po e shohim një lëvizje të bindjes së votuesve nga opozita, edhe tek ne e shohim një dyndje njerëzish, kuadrosh dhe protagonistësh që kanë ndikim në shoqëri. Dhe këto 10 ditë janë shumë të rëndësishme, deri më 9 shkurt derisa të mbyllet rezultati, që ta kthejmë Kosovën në vijë me Amerikën se ajo është dosido, por ta kthejmë edhe në siguri të plotë”, tha Haradinaj në Klan Kosova.
The post Haradinaj: Gjendja është më e rrezikshme sesa që e ndjejnë njerëzit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



