Haradinaj njofton se AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e KuvenditSinjali

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur zhvillimet e fundit të Kuvendit të Kosovës, të cilat sipas tij janë në kundërshtim me Kushtetutën, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot jemi në konsultime me PDK-në dhe LDK-në për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj para nisjes së përpjekjes së 13-të për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se objekt i ankesës do të jenë disa vendime, përfshirë mosformimin e komisionit parlamentar për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të bazuara në procesverbalet e seancave të Kuvendit.

Sipas Haradinajt, do të kontestohen mënyra e votimit, ndërprerja e seancave dhe moshedhja në votim e kandidates së Vetëvendosje. Ai theksoi se këto veprime përbëjnë shkelje të rregullave parlamentare dhe të Kushtetutës.

Sa i përket ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim, kryetari i AAK-së ka thënë se varet se në çfarë formati do të mbahet e më pas do të vendosë nëse do të marrë pjesë, një nga një apo të gjithë bashkë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news